Shkelin rregullat e “Shengen”-it, Franca kthen 45 shqiptarë

Në kuadër të një operacioni të përbashkët të Policisë së Shtetit, Agjencisë Europiane FRONTEX dhe autoriteteve ligjzbatuese Franceze, sot u realizua kthimi i 48 shtetasve shqiptarë, me qëndrim të parregullt në vendet e BE-së.

Operacioni për kthimin e këtyre shtetasve u zhvillua nga eskorta e Departamentit të Kufirit e Migracionit, e trajnuar së fundmi nga Agjencia Europiane FRONTEX me standarded europiane të eskortimit.

Përmes një avioni të posaçëm u kthyen në Aeroportin e Rinasit 48 shtetas shqiptarë, 44 meshkuj dhe 4 femra, të cilët ishin me qëndrim të parregullt në hapësirën Shengen. 31 prej tyre u kthyen nga Franca, 9 nga Belgjika dhe 8 nga Finlanda.

Gjatë muajve të fundit Franca ka kthyer në Shqipëri mesatarisht 510 shqiptarë, të cilët kanë shkelur rregullat e zonës “Shengen”. Sipas të dhënave rreth 100 shqiptarë çdo muaj janë kthyer nga shteti francez, të cilët nuk kanë respektuar rregullin parësor, atë të qëndrimit 3-mujor në një vend të “Shengenit”.

Zv/Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit për Sigurinë Publike, Z. Altin Qato, i pranishëm në Aeroportin e Rinasit gjatë ditës së sotme, u kërkoi shtetasve shqiptarë që të mos shkelin rregullat e qëndrimit në hapsirën Shengen, si dhe të mos abuzojnë me liberalizimin e vizave, duke kërkuar azil në këto shtete.

Ndërkohë Oficeri Ndërlidhës i Policisë Franceze në Shqipëri, Z. Jean Louis Jaquinet, evidentoi bashkëpunim shumë të mirë ndërmjet Policisë Shqiptare me autoritet Franceze dhe Agjencinë Europiane FRONTEX dhe vullnetin e përbashkët për të kthyer të gjithë shtetasit, që qëndrojnë në mënyrë të parregullt në hapësirën Shengen sidomos ata që janë përsëritës. Njëherazi, ai theksoi faktin se të gjithë këta shtetas duhet ta kuptojnë, që ne nuk do ta tolerojmë këtë situatë qëndrimi, që një minoritet shumë i vogël shtetasish që shkelin rregullat e qëndrimit në hapësirën Shengen dhe prishin imazhin e Shqipërisë, do të dëbohen.

Për të gjithë të kthyerit do t? vijojë procesi i intervistimit nga ana e Policisë së Kufirit e Migracionit./Shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button