RMV, aplikacioni “Immersium” mundëson të përjetohet përditshmëria e një banori të Stobit

Deri më 25 nëntor do të jetë i mundshëm përdorimi i aplikacionit celular “Immersium” në hapësirat e zonës arkeologjike Stobi në Maqedoninë e Veriut, transmeton Portalb.mk.

“Nga data 22 deri më 25 nëntor, në Teatrin e zonës arkeologjike të Stobit do të promovohet aplikacioni i ri celularit “Immersium” – një mjet digjital interaktiv që mundëson një përvojë unike kulturore përmes kërkimit, edukimit dhe argëtimit në zonën arkeologjike”, sqarojnë nga Ministria e Kulturës.

Qytetarët do të kenë mundësi ta shfrytëzojnë këtë mundësi falas prej orës 08:00 deri në ora 15:00.

“Si vizitor i qytetit do të keni mundësinë që përmes një guida interaktive (lojëra të shkurtra, kuize, rikonstruksione) në celular të përjetoni një pjesë të përditshmërisë së banorëve të Stobit nga fundi i shekullit të IV pas Krishtit, është (më saktë në vitin 388 pas Krishtit), që është edhe e vetmja vizitë e konfirmuar e një perandori romak në Stobi”, sqarojnë nga Ministria, duke theksuar që ky projekt është financuar nga Komisioni Evropian.

Për këtë projekt kanë bashkëpunuar shtatë institucione nga Maqedonia e Veriut, Greqia, Bullgaria, Serbia dhe Sllovenia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button