Filmi nga Kosova u shpërblye me çmim në Itali

Filmi kosovar i metrazhit të gjatë “Vera andrron detin” me regji të Kaltrina Krasniqit, është shpërblyer me çmimin e “Best Debute Film”, (Filmi më i mirë debutues), në edicionin e 21-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Shkurtër “Magma”, në Sicili të Italisë, raporton Kallxo.

Kështu ka njoftuar Qendra Kinematografike e Kosovës (QKK).

Përveç këtij suksesi, sipas QKK-së, ky film do të do të shfaqet edhe në Romë më 30 nëntor 2022, në kuadër të festivalit “Balkan Film Festival”.

Ndërsa, projekti i ardhshëm i regjisores Kaltrina Krasniqi me skenar të Dori Basha, “Zbardhje”, do të marrë mbështetjen e ‘Hubert Bals Fund’ të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Roterdam të Holandës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button