Sindikata arriti marrëveshje me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut para protestës së paralajmëruar për nesër

Sindikata e Pavarur e Qendrës Klinike (SPQK) sot arriti marrëveshje me Qeverinë dhe protestën e paralajmëruar  për nesër e la në pritje, konfirmoi për MIA-n, nënkryetari i SPQK-së Predrag Serafimovski.

Ai ka theksuar se oferta qeveritare është në pajtim me kërkesat e tyre dhe për shkak të së cilës është sjellur vendim për të mos protestuar.

“Sot zhvilluam një takim me kryetarët e 56 organizatave sindikale, me rreth 5000 anëtarë nga Qendra Klinike “Nënë Tereza”. Me insistimin tonë morën pjesë ministri i Shëndetësisë Bekim Sali dhe zëvendësministri Vlladimir Rendevski, të cilët e prezantuan vendimin para Këshillit”, thotë Serafimovski.qed

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button