Për keqpërdorimin e një kartele bankare, Policia e Maqedonisë së Veriut e paditi 30 vjeçarin

Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur padi ndaj 30 vjeçarit nga Shkupi për shkak ekzistimit të dyshimeve për vjedhjen e rreth 300 eurove përmes keqpërdorimit të kartelës bankare, transmeton Portalb.mk.

“SPB Shkup ka ngritur kallëzim penal ndaj 30 vjeçarit T.K. nga Shkupi për shkak ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “përpunim dhe keqpërdorim të kartelës bankare të rrejshme” në bazë të nenit 274-b nga Kodi Penal”, deklarojnë nga Policia.

Ai gjatë vitit 2021 dhe 2022, pasi kishte marrë të dhënat e kartelës së një person nga Shkupi, kishte kryer 13 pagesa të paautorizuara në vlerë të përgjithshme prej 18 377 denarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button