Shkup, vazhdojnë të mbeten jo-funksionale linjat 9, 12, 22, 23 dhe 45

Pasi dje nuk u arrit marrëveshje për pagesën e borxhit të pushtetit lokal ndaj transportuesve privat ndërmjet “Slloboda prevozit” dhe Qytetit të Shkupit, as sot nuk qarkullojnë linjat e mbuluara nga kjo kompani privatePortalb.mk.
Rreth 1 milionë euro ka borxhe Ndërmarrja për Qarkullim Publik “Shkupi” ndaj transportuesve privat, që ka nxitur që kompania private të ndalojë linjat e qarkullimit 9, 12, 22, 23 dhe 45.
NQP Shkup sot është transportuesi i vetëm i këtyre linjave.
Nga “Slloboda prevoz” deklarojnë që udhëheqësit e qytetit kanë informuar se nuk kanë para për pagesën e borxhit. Lenin Jovanovski nga “Slloboda Prevoz” paralajmëroi që do të ketë protesta, bllokada dhe grevë, ndërkohë Milorad Dimitrievski nga “Makekspres” sqaroi që akoma nuk kanë vendosur, por protestat janë të pashmangshme së bashku me “Slloboda prevoz”.
Kujtojmë se, Qyteti i Shkupit e shfuqizoi marrëveshjen me “Makekspres” e cila kishte vlefshmëri deri në fund të vitit 2023, pasi që sipas tyre, autobusët e linjave 19, 20, 22, 52 dh 54 nuk i kanë respektuar kushtet e përcaktuara për dhënien e shërbimeve cilësore. NQP thotë se do t’i zëvendësojë me autobusë dhe shoferë të saj këto linja, transportuesit privat po mbajnë mbledhje pas situatës së krijuar.
Pas 9 ditësh bojkotim të punës dhe akuzave mes “Makekspresit” dhe Ndërmarrjes Publike për Qarkullim Publik (NQP), me nënshkrim të kryetares së Shkupit Danella Arsovska iu dha fund bashkëpunimit me këtë kompani private, të cilës Qyteti i ka borxh gjysmë milioni euro.
- LEXO: Nuk ka marrëveshje ndërmjet kompanive private dhe Qytetit të Shkupit, privatët kërcënojnë me bllokada
- LEXO: Shkup, të hënën dhjetë linja të transportuesve privat në grevë
- LEXO: Qyteti i Shkupit mund t’ua “shkurtojë mjetet” transportuesve privat, autobusët 19, 20, 22, 52 dhe 54 edhe sot në garazhe
- LEXO: Nga mëngjesi në Shkup nuk qarkullojnë autobusët privatë 19, 20, 22, 52 dhe 54, Qyteti u ka borxh gjysmë milioni euro
- LEXO: Sot nuk ka autobusë, Shkupi për herë të parë në histori pa transport publik në mandatin e Arsovskës
- LEXO: Ndalimi i qarkullimit të linjave të autobusit 19 dhe 20, LSDM akuzon Arsovskën për paaftësi
- LEXO: Pronarët e autobusëve privat arritën marrëveshje me Qytetin e Shkupit, prej nesër normalizohen linjat 19 dhe 20