Kundërspin: Daulle pas dasmës – Qeveria do t’i “shqyrtojë” ndryshimet e miratuara në Ligjin për Shoqatat

Kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe Qeveria do t’i shqyrtojnë ndryshimet tashmë të miratuara në Ligjin për shoqatat e qytetarëve dhe fondacionet, pas së cilës do të vendoset nëse ka ndonjë problem në to që të ndryshohet apo t’i dërgohet Komisionit të Venecias për vlerësim. Çështja nuk është vetëm në shqyrtimin e plotë të të gjitha aspekteve të një materiali ligjor që është miratuar unanimisht, por edhe në faktin se kryeministri nuk sheh arsye pse të mos zbatohet, por pranon të shqyrtojë Qeveria dhe të shohë nëse ka është ndonjë gjë problematike, shkruan Vërtetëmatësi.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski dha deklaratë për mangësitë e mundshme të ndryshimeve në Ligjin për shoqatat e qytetarëve dhe fondacionet që do të ishte arsye që ai të rishikohet ose të dërgohet për mendim në Komisionin e Venecias, në të mund të zbulohet spin :

Spin: Në seancën e Qeverisë do t’i shqyrtojmë të gjitha aspektet e Ligjit për shoqatat e qytetarëve, i cili është miratuar njëzëri nga të gjithë deputetët dhe pasi të shohim diskutimin se cilat pjesë të atij ligji duhet të shqyrtohen, atëherë mund të vendosim. Aktualisht ai ligj është në fuqi në vend dhe duke qenë se deputetët tanë e kanë miratuar njëzëri atë ligj, ai do të zbatohet. Unë e thash këtë edhe në prani të kryeministrit bullgar në fillim të ndërtimit të hekurudhës për Bullgarinë, institucionet maqedonase të bëjnë ligje për Maqedoninë, ndërsa ato bullgare për Bullgarinë…

Për Komisionin e Venecias dhe nëse duhet të shikojë edhe ligjin e ri për shoqatat e qytetarëve:

Jo, as më parë nuk ka qenë kështu. Ne kemi ligje që kalohen çdo ditë në Kuvendin tonë, përveç atyre që bllokohen nga opozita dhe nuk mund të miratohen dhe janë të rëndësishme për qytetarët, por nuk ka ligje që për një arsye të tillë kanë shkuar për shqyrtim në Komisionin e Venecias. 45 përqind e legjislacionit tonë tashmë është i harmonizuar me legjislacionin e BE-së dhe mbetet vetëm përmes negociatave me BE-në të harmonizohet i gjithë legjislacioni i shtetit.

[BurimМIА/Republika – Kovaçevski: Përkrahje… / Коvaçevski kundër Osmanit:… Data: 13.11.2022]

Kundërspin: Kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe Qeveria do t’i shqyrtojnë amendamentet tashmë të miratuara në Ligjin për shoqatat e qytetarëve dhe fondacionet, pas së cilës do të vendoset nëse ka ndonjë problem në to që të ndryshohet apo t’i dërgohet Komisionit të Venecias për vlerësim.

Çështja nuk është vetëm në shqyrtimin e plotë të të gjitha aspekteve të materialit ligjor, i cili u miratua unanimisht, por edhe në faktin se kryeministri nuk sheh arsye pse të mos zbatohet, por pranon t`i shqyrtojë Qevera dhe të shihet nëse ka diçka problematike. Por, ai nuk e sheh të nevojshme që ligjin e ri, që po përgatit Ministria e Drejtësisë, ta dërgojë në Komisionin e Venecias. Si lindi kjo situatë, në të cilën qeveria është vënë në një situatë absurde ?

Nevoja për ndryshime në ligj është miratuar me mbështetjen e të gjitha partive politike dhe me një numër të madh votash nga deputetët më 17.10.2022, ndërsa vetë materiali është votuar më 02.11.2022.

Ndryshimet u propozuan nga partia opozitare VMRO-DPMNE, e cila mund të ishte arsyetimi i vetëm për Kovaçevskin, por u votuan unanimisht, domethënë me mbështetjen e shumicës qeverisëse dhe deputetëve të tyre.

Në atë mënyrë, qeveria vihet në një situatë absurde që detyron kryeministrin dhe aktorët e tjerë të bëjnë deklarata të palogjikshme apo spine, për të gjetur një lloj zgjidhjeje. Shefi i Diplomacisë, Bujar Osmani, gjatë vizitës së tij në Sofje pak ditë më parë, bëri të ditur mundësinë e dërgimit të ligjit për vlerësim në Komisionin e Venecias dhe këtë e përsëriti pas kthimit nga turneu i tij në vendet baltike gjatë fundjavës. (11/12/2022).

Osmani thotë se nuk e ka vënë në pikëpyetje të gjithë Ligjin, por vetëm pjesën e retroaktivitetit, që ka të bëjë me emrat e klubeve bullgare në Maqedoninë e Veriut, mbi të gjitha Klubi Ivan Mihajlov dhe Klubi Car Borisi i Tretë, sepse me ndryshimet ligjore brenda tre muajve do të duhet të ndryshojnë emrat dhe një pjesë të statutit, ndërsa tashmë në muajin e katërt ministri i drejtësisë do të ketë mundësinë ligjore t’i fshijë nga Regjistri Qendror, nëse nuk e bëjnë një gjë të tillë:

Nuk kam asnjë vërejtje për dispozitat tjera të ligjit. Vlefshmëria retroaktive e ligjit është problematike për mua. Republika e Bullgarisë po fillon një fushatë serioze në institucionet ndërkombëtare lidhur me këtë çështje, veçanërisht në Këshillin e Evropës. Do të na duhen të gjitha argumentet për të vërtetuar se nuk është kështu, sepse nëse ne jemi të njohur për diçka në botë, është për qëndrimin ndaj komuniteteve dhe qëndrimin ndaj të drejtave civile. Për këtë kam vlerësuar që të mos i japim asnjë argument dikujt, t’i propozoj Qeverisë që ligji të dërgohet në Komisionin e Venecias – thotë Osmani.

Sipas mediave që raportojnë për paraqitjet e Osmanit, këtë dyshim ai e ka pasur edhe para miratimit të Ligjit. Dyshimet e tij i kishte edhe më kompetenti për këtë lloj ligjesh, ministri i Drejtësisë Nikolla Tupaneçvski, i cili është vetë profesor i drejtësisë dhe vjen nga Fakulteti Juridik në Shkup:

Nga pikëpamja juridike, dispozitat nuk duhet të zbatohen në mënyrë retroaktive, por nëse konstatohet se ka ndonjë parregullsi ose se ka një veprimtari të caktuar që nuk është në përputhje me ligjin, ekzistojnë institucione të tjera që kanë mundësi për të vepruar – tha Tupancevski më 20 tetor, ndërsa deklarata e u publikua edhe në ueb faqen e Ministrisë së Drejtësisë.

Por pavarësisht këtyre dyshimeve më 02.11. 2022 në Kuvend me 67 vota për dhe asnjë votë kundër apo abstenim, u miratuan amendamentet me pjesën retroaktive për shoqatat e krijuara, ndërsa siç shkruan MKD.mk, nuk ka paraqitur asnjë amendament nga ministri i drejtësisë apo dikush tjetër në lidhje me nenin që ka të bëjë me retroaktivitetin.

E gjithë kjo ndodhi për shkak se ndryshimet në ligj, të cilat u vendosën pas regjistrimit të Klubit Ivan Mihailov në prill të vitit 2022, ishin përgatitur nga Ministria e Drejtësisë për një kohë relativisht të gjatë dhe ato do të publikoheshin për inspektim publik vetëm në ENER në tetor të këtij viti, ndërkaq, pas hapjes së klubit në Ohër, VMRO-DPMNE opozitare me presione të forta në opinion dhe në Kuvend, i shpejtoi këto ndryshime dhe e dorëzoi propozimin e vet, të cilin shumica qeverisëse nuk mundi ta refuzoj. Por siç e shihni, mund të kishin paraqitur të paktën një amendament, që të mos viheshin të gjithë në një situatë kaq të ngatërruar me kushtetutshmërinë e kësaj dispozite, e cila, duke parë Kushtetutën dhe nenin 52 të saj, nuk mund të mos kontestohet:

Ligjet dhe rregulloret tjera publikohen përpara se të hyjnë në fuqi. Ligjet dhe dispozitat tjera botohen në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë” më së voni në afat prej shtatë ditësh nga dita e miratimit të tyre. Ligjet hyjnë në fuqi më së shpejti ditën e tetë nga dita e publikimit, dhe me përjashtim të përcaktuar nga Kuvendi, në ditën e publikimit. Ligjet dhe rregulloret e tjera nuk mund të kenë fuqi prapavepruese, përveç përjashtimeve, në rastet kur është më e favorshme për qytetarët.

Sipas argumenteve të paraqitura më lart, në deklaratën e kryeministrit Kovaçevski vërehet spin. Ndryshimet ligjore duhet të ishin shqyrtuar nga Qeveria para se të merrej vendimi nëse do ta mbështesin deputetët e shumicës, dhe së dyti, edhe thotë se tashmë po shqyrtohet vendimi eventual që ligji të dërgohet në Komisionin e Venecias, edhe që ligji do të zbatohet, gjë që mbart rrezikun e shkaktimit të dëmit, më tej, në të njejtën deklaratë thotë se personalisht nuk do ta dërgonte ligjin e ri në Komisionin e Venecias për mendim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button