RMV, derivatet e naftës nga mesnata do të kenë çmim të ri

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit në Maqedoninë e Veriut ka vendosur që në mesnatë të ndryshojnë çmimet e derivateve, duke shënuar ulje deri 3 denarë për litër, transmeton Portalb.mk.

“Çmimi i shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 ulet për 3,00 den/litër deri sa çmimi i shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-98 ulet për 1,50 den/litër. Çmimet e shitjes me pakicë I EURODIZELIT (D-E V) rritet për 3,00 denarë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i vajit për amvisëri EKSTRA I LEHTË (EL-1), ulet për 2,50 denarë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i MAZUTIT M-1 SU, ulet për 1,438 denarë/kg dhe do te jet 44,524 den/kg”, raportoi Komisioni.

Në bazë të çmimeve të reja, benzina BS-95 do të shitet për 88.5 denarë për litër, BS-98 për 90.50 denarë, nafta Eurodizel 90 denarë, vaji për djegie 85.5 denarë, ndërsa mazuti 44.524 denarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button