Monika Zajkova u zgjodh lidere e PLD-së

Pas shtatë viteve, Partia Liberal Demokrate ka zdhedhur udhëheqësinë e re, pasi kandidati i vetëm i kongresit të tetë partiak, Monika Zajkova u zgjodh lidere e partisë. Ajo, e cila deri tani ishte nënkryetare, vjen në pozitën e Goran Milevskit, i cili ishte në krye të PLD-së që nga viti 2015, transmeton Portalb.mk.

Pas zgjedhjes nga delegatët, Zajkova deklaroi se në mandatin e saj mund të pritet politika më të dukshme, si dhe iniciativa konkrete me të cilat do të përmirësohet jeta e përditshme e qytetarëve.

“Nuk duam populizëm dhe premtime të rrejshme për punë që nuk mund të implementohen, por iniciativa të vogla dhe të qarta që çojnë drejt hapave konkret që do të nënkuptojnë përmirësim të jetës dhe kushteve në shtet”, tha Zajkova.

Për hyrjen eventuale të ASH-së në Qeveri, Zajkova tha se prej që të informohen zyrtarisht për atë nga partnerët e koalicionit dhe se “PLD është e hapur për të gjitha forcat progresive.

Ndërsa, në lidhje me ndryshimet Kushtetuese, ajo tha se për PLD-në nuk ka qenë asnjëherë problem që bullgarët jetojnë në shtet në përfshihen në Kushtetutë, por së bashku me to edhe pjesëtarët e komunitetit hebre.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button