RMV, për shkak të aflatoksinave, është tërhequr nga tregu produkti i fermentuar qumështor Balans plus

Bimilk: Produktet në fjalë janë tërhequr

Agjencia e ushqimit dhe veterinarisë (AUV) njoftoi se, është tërhequr nga tregu produkti i pasigurt Balans plus, produkt i fermentuar qumështor, në paketimin prej një kilogrami, transmeton Portalb.mk.

Arsyet për këtë janë, mospërputhja e përqëndrimit të aflatoksinave me rregulloret e RMV-së, për shkak se ky produkt është rrezik potencial për shëndetin e njerëzve. Në mënyrë shtesë, sasia që është tërhequr nuk ka qenë e dedikuar për tregun maqedonas.

Tërhiqen paketimet  me numrin serik 28.11.22, përkatësisht me afat të përdorimit deri më 28 nëntor. Prodhues është “AD IMLEK, Industrijsko naselje bb,11231 Padinska Skela, Republika Srbija”.

Produkti është distribuar në vend nga qumështorija SHA Manastir, Gjurçin Naumov Plakot nr.1, 7000 Manastir, Republika e Maqedonisë së Veriut.

Konsumatorët që kanë blerë këtë produkt me numrin serik të potencuar, të njëjtin nuk duhet ta konsumojnë dhe ta kthejnë në vendin prej ku e kanë blerë, rekomandon AUV.

Por, nga kompania e cila i menaxhon marrëdhëniet me publikun të Bimilk, Element Plus për Portalb thanë se ngjarja ka ndodh para 10 ditëve dhe sipas tyre, produktet në fjalë janë tërhequr.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button