Osmani për rastin “Onishçenko”: Pas hetimit të brendshëm të Qeverisë, duhet të ketë pasoja

Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani tha se, Qeveria ka kërkuar hetim të brendshëm për rastin “Onishçenko”. Ai vlerëson se, duhet të ketë pasoja për këtë rast, transmeton Portab.mk.

“Padyshim se, ai është një sulm serioz i cili duhet të na nxisë të gjithëve që të fillojmë të mendojmë se ku ka pika të dobëta dhe të ndërmarrim masa dhe atë duhet ta bëjmë së bashku me partnerët ndërkombëtar”, deklaroi Osmani në lidhje me dhënien e nënshtetësisë së RMV-së, ukrainasit Oleksandar Onishçenko, i cili është në listën e zezë të SHBA-së.

Ministri ka shprehur keqardhje për atë që ka ndodhur.

“Qeveria kërkoi hetim të brendshëm. Në momentin kur hetimi do t’i jap rezultatet e veta, mendoj se, definitivisht duhet të ketë pasoja”, deklaroi Osmani.

Rrjeti ballkanik për gazetari hulumtuese, BIRN, raportoi se, oligarku ukrainas, Oleksandr Onyshenko, i cili është arratisur nga drejtësia në Ukrainë dhe është i sanksionuar nga SHBA-ja, ka marrë shtetësinë e Maqedonisë së Veriut. Ai ishte futur në listën e sanksioneve SHBA-së më 31 maj të vitit 2021, për shkak se ishte pjesë e një rrjeti rus që ndërhyu në zgjedhjet amerikane. Ai po ashtu ka edhe shtetësi ruse. Sipas të dhënave të Qeverisë, Onyshenko kërkesën për shtetësi maqedonase e ka paraqitur në vitin 2021, me propozim Federatës së Sporteve me Kuaj, ndërsa mendim pozitiv kanë dhënë Agjencia për Rini dhe Sport, por edhe Agjencia e Sigurisë Kombëtare (ANB).

Në mbledhjen e Qeverisë, më 31 maj, vendimi për dhënien e pëlqimit për shtetësi është bazuar në “dosjen e pastër”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button