Osmani prezantoi platformën e digjitalizuar për shërbime konsullore

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, prezantoi sot fazën e parë të projektit E-Konsullata, një platformë e digjitalizuar e shërbimeve konsullore, e cila lehtëson procesin e marrjes së një dokumenti të caktuar dhe rrit efikasitetin e përfaqësive diplomatike-konsullore jashtë vendit, transmeton Portab.mk.

“Projekti është përgatitur për një kohë të gjatë dhe buron nga ankesat, komentet dhe sugjerimet e qytetarëve tanë jashtë vendit dhe Diasporës. Mundëson qasje shumë më të lehtë në shërbimet konsullore: nga kërkesa për shërbim specifik konsullor e deri te lëshimi i dokumentit – mundësohet parashikueshmëri sistemore kohore dhe kursehen mjete. Në vend që të vijnë në përfaqësitë tona diplomatike dhe konsullore dhe të dorëzojnë aplikimet, tani këtë do të mund ta bëjnë online, përmes celularëve dhe për disa nga dokumentet e kërkuara, shumë shpejt do të mund të marrin përgjigje, me çka do të shmangen edhe udhëtime në përfaqësitë tona”, theksoi Osmani.

Siç sqaroi ministri, gjithë procesi do të zhvillohet në mënyrë elektronike, duke përfshirë caktimin e terminit dhe pagesën për shërbimin konsullor, ndërsa përmes shërbimeve të E-KONSULLATËS nënkuptohet aplikimi për pasaportë të re, për dokument udhëtimi, marrje të çertifikatës së statusit të shtetësisë, çertifikatë lidhur me evidencat penale, çertifikata nga librat amë, dokumet lidhur me statusin martesor si dhe termin për takime për shërbimet tjera konsullore në përfaqësitë tona diplomatike-konsullore.

Ai theksoi se, ky është fillimi i fazës së parë të projektit dhe se në periudhën e ardhshme do të avancohet me shërbime shtesë. Projekti është në dobi të drejtpërdrejtë të qytetarëve tanë jashtë vendit dhe diasporës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button