Shkup, protesta kundër rasteve të montuara

Nesër është paralajmëruar se do të mbahet një protestë me moton “Stop rasteve të montuara”.

Në një fotografi të publikuar në rrjetet sociale në internet, ftohen gjithë qytetarët që të bashkohen në këtë protestë, për të cilën thuhet se nuk ka asnjë prapavijë politike dhe se është e organizuar nga vetë populli.

“Të lodhur nga gënjeshtrat dhe manipulimet e partive politike, vendosëm që protestat t’i bëjmë pa përkrahjen e asnjërës parti politike. Nëse mendon se nuk dëshiron të dalësh, atëherë pyete vetën : Si do të ishte situate sikur gruaja apo nëna yte ti bënte kafe shkaut, duke qenë ti prezent me pranga në duar. Stop nënçmimit, eja edhe ti”, thuhet në këtë thirrje.

Nisja për këtë protestë bëhet pas namazit të Xhumasë afër xhamisë “Jahja Pashë”.

Protesta e kaluar që u bë me këtë qëllim mblodhi thuajse 10 mijë njerëz.

Lajme të ngjashme

Back to top button