Në samitin për ndryshime klimatike 200 shtete arritën marrëveshje të themelohet fond për ndihmë të kombeve të rrezikuara, por nuk kishte marrëveshje që të hiqet dorë nga nafta dhe gazi

Delegacionet e pothuajse 200 vendeve të samitit klimatik COP27 u pajtuan që të themelohet fond për “humbje dhe dëme” që t’u ndihmohet vendeve të rrezikuara nga katastrofat klimatike, duke arritur marrëvveshje historike në samitin që këtë vit u mbajt në Sharl el Sheik, Egjipt, transmeton Portalb.mk.

Në tërësi, marrëveshja nga COP 27, pjesë e së cilës është edhe fondi, riafirmohet qëllimi që të ruhet ngrohja globale në 1,5 gradë celsiu mbi nivelin para industrial, që ishte kërkesë kyçe e shumë vendeve.

Por, edhe ose marrëveshja paraqet përparim në procesin delikat, nuk ishte arritur shumë rreth uljes së gazrave serrë. Në tekstin final të marrëveshjes aspak nuk përmendet dorëheqja nga derivatet fosie, përfshirë edhe naftën dhe gazin.

Megjithatë, kjo është hera e parë që vendet e pasura si SHBA dhe BE, të cilët kohë të gjatë kundërshtuan, të pajtohen të themelojnë fond për kombet e rrezikuara në ndryshimet klimatike të shkaktuara nga vendet më të zhvilluara.

“Marrëveshjet e arritura në COP27 janë fitore për gjithë botën. U kemi treguar atyre që ndjehen të lëna pas dore se i dëgjojmë, i shohim dhe se e marrin respektin që e meritojnë”, tha Molvin Xhozef, kryetar i Aleancës së shtetet e vogla ishullore.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button