Musk i ktheu Trumpit llogarinë e pezulluar në Twitter

Twitter-i ka rikthyer llogarinë e ish presidentit të SHBA-së, Donald Trump, e cila ishte pezulluar pas sulmit më 6 janar të vitit të kaluar në Capitol më 6 janar të vitit të kaluar nga ana e mbështetësve të tij, në pritje të shpalljes së Joe Bidenit, kundërkandidatit të Trumpit për fitues të zgjedhjeve  presidenciale, transmeton Portalb.mk.

Kjo është vepër e pronarit të ri të Twitterit, Elon Musk, i cili është njeriu më i pasur në botë. Ai ka anuluar ndalesën për prezencën e ish presidentit të SHBA-së në Twitter mbrëmë, pas anketës në Twitter nëse Trumpit duhet t’i kthehet llogaria.

Rezultati i anektës ishte 51,8 përqind  vota“për”. Shpejt pas kësaj, Trump u kthye prap në Twitter. Siç theksohet në agjencinë ndërkombëtare të lajmeve, ky hap vjen pasi Elon Musk e mori Twitterin dhe u bë drejtori kryesor ekzekutiv dhe vetëm katër ditë pasi Donald Trump publikoi kandidaturën e tij për zgjedhjet presidenciale në vitin 2024.

Megjithatë, nuk dihet nëse Trump, do të kthehet në tërësi në Twitter, sepse paraprakisht deklaronte se nuk do të kthehet në këtë rrjet social edhe po t’i kthehej llogaria.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button