Shkup, të hënën dhjetë linja të transportuesve privat në grevë

Transportuesit privat të “Sloboda prevoz” prej të hënën fillojnë me grevë dhe dhjetë linja me të cilat ato operojnë nuk do të qarkullojnë në rrugët e qytetit, linja që qytetarët shpesh i përdorin për të shkuar në punë, transmeton Portalb.mk.

Siç raporton TV Telma, arsyeja për këtë është gjendja e keqe financiare e pronarëve të autobusëve, për shkak se, me muaj janë pa paga, ndërsa NQP nuk e ka shlyer borxhin prej rreth një million euro që e ka ndaj “Sloboda prevoz”.

Pasi që nuk u arrit marrëveshje, transportuesit përmes padisë për drejtorin e NQP do ta zgjidhin problemin.

Qyteti i Shkupi ka ndërprerë marrëveshjen me transportuesit privat, për shkak të autobusëve johigjienikë dhe të parregullt.

Kujtojmë se, Qyteti i Shkupit e shfuqizoi marrëveshjen  me “Makekspres” e cila kishte vlefshmëri deri në fund të vitit 2023, pasi që sipas tyre, autobusët e linjave 19, 20, 22, 52 dh 54 nuk i kanë respektuar kushtet e përcaktuara për dhënien e shërbimeve cilësore. NQP thotë se do t’i zëvendësojë me autobusë dhe shoferë të saj këto linja, transportuesit privat po mbajnë mbledhje pas situatës së krijuar.

Pas 9 ditësh bojkotim të punës dhe akuzave mes “Makekspresit” dhe Ndërmarrjes Publike për Qarkullim Publik (NQP), me nënshkrim të kryetares së Shkupit Danella Arsovska iu dha fund bashkëpunimit me këtë kompani private, të cilës Qyteti i ka borxh gjysmë milioni euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button