RMV, më 7 dhjetor në Kinotekë shfaqja e filmit “Motrat” dhe diskutim për dhunën kibernetike

Më 7 dhjetor në Kinotekën e Maqedonisë së Veriut do të mbahet ngjarja “Dhuna kibernetike: Pasojat në jetën reale” nën organizim të Fondacionit “Metamorfozis”, transmeton Portalb.mk.

Ngjarja do të fillojë me shfaqjen falas të filmit “Motra”, i cili është filmi i parë dhe i vetëm maqedonas i qasshëm në platformën “Netflix” dhe në të cilën trajtohet tema dhuna kibernetike. Pas shfaqjes do të mbahet edhe panel diskutim në të cilin do të flasin regjisori i filmit, Dina Duma dhe psikologu Radmila Zhivanoviq. Në ngjarjen do të flet edhe Endru Brend, udhëheqës i programeve në Ambasadën Britanike në Shkup.

Si të njihet dhuna që ndodh në hapësirën kibernetike, çfarë pasoja shkakton e njëjta dhe më e rëndësishmja, si të parandalohet, janë çështjet kryesore që do të jenë në fokus të diskutimit. Ngjarja do të fillojë në orën 16:45.

Për shkak të numrit të kufizuar të vendeve në Kinotekë, nevojitet që të interesuarit të paraqesin pjesëmarrjen e tyre në formularin e qasshëm në këtë link.

Ngjarjen “Dhuna kibernetike: Shfaqja në jetën reale” do ta përmbyll konferencën e sivjetme internacionale “e-Shoqëri.mk” nën organizim të “Metamorfozis”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button