Kovaçevski: Shtetësia për Onishçenkon, e hidhur

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, paralajmëron përgjegjësi për lëshimet e bëra për shtetësinë e ukrainasit pro rus dhe kontrovers Onishçenko. Kovaçevski thotë se është i hidhur fakti që një shtetasi i cili është në listë të zezë amerikane, t’i jepet shtetësi e vendit tonë, shkruan Alsat M.

“Do të thosha është e hidhur mënyra me të cilën, një person që është në listën e zezë të SHBA-së, partnerit tonë strategjik, i ka marrë të gjitha mendimet pozitive për marrjen shtetësisë së Maqedonisë së Veriut. Ajo që është përgjegjësi e Agjencisë për Siguri Kombëtare është që të zbatojë hetim gjithëpërfshirës në brendësi të saj për atë se si është zbatuar procedura dhe për këtë ta informojë Qeverinë në Seancë të mbyllur pasi bëhet fjalë për informata sensitive. Lidhur me përgjegjësinë po, sa të ketë raport patjetër të ketë përgjegjësi për atë që është bërë”, tha Dimitar Kovaçevski, kryeministër.

Ndërkohë, drejtori i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, Viktor Dimovski dje pas seancës së komisionit parlamentare për mbikëqyrje të punës së ASK-së dhe të Agjencisë së Zbulimit, deklaroi se, kontrolli i sigurisë para dhënies së mendimit pozitiv për dhënien e pasaportës për ndonjë person, Dimovski sqaroi se bëhet në disa nivele dhe se nevojiten nënshkrime nga dhjetë pjesëtarë të ASK-së. Ata konstatuan se niveli i fundit që duhej të bëheshin konsultime me NATO partnerët, ka dhënë mendim pozitiv, por nuk e ka bërë atë. Ai theksoi se, hetimi do të vazhdojë me qëllim që të vërtetohet nëse bëhet fjaë për rast të izoluar ose jo.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button