Kovaçevski dhe Grubi për hyrjen e ASH-së në Qeveri: Forcat proeuropiane janë të mirëseardhura

Kryeministri, Dimitar Kovaçevski, duke folur sot gjatë një aktiviteti që zhvilloi në rajonin e Ohrit dhe Strugës, për mundësinë e hyrjes së  ASH-së në Qeveri tha se është i gatshëm për bashkëpunim me të gjitha ata që duan ta shohin Maqedoninë e Veriut  si anëtare të BE-së, transmeton Portalb.mk.

“Të gjitha ato parti politike që kanë qëllim të qartë dhe ajo është ardhmëri e qartë evropiane për shtetin tonë si anëtare e plotë e BE-së për të cilën unë personalisht po angazhohem te gjitha këto parti politike gjithmonë do ta kenë derën e hapur për bashkëpunim me mua”, deklaroi Kovaçevski.

Nga ana tjetër, edhe zëvendëskryeministri Artan Grubi, duke i’u përgjigjur pyetjeve të gazetarëve para fillimit të mbledhjes së BDI-së, deklaroi se, të gjitha forcat politike progresive, proevropiane që janë për Maqedoni evropiane, janë të mirëseardhura.
“Të gjitha forcat që përkrahin integrimin europian të MV duhet që t’i koncentrojnë forcat për realizimin e ndryshimeve kushtetuese dhe të gjitha reformave të cilat nevojiten për tu integruar në BE”, tha Grubi.

Kujtojmë se, kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari dhe kryeministrin Dimitar Kovaçevski, zhvilluan dje një takim në Qeveri. Pas takimit, Taravari tha se nuk kanë marrë ofertë zyrtare apo jozyrtare për hyrje në Qeveri, por nëse marrin ofertë serioze nga qeveria, do ta mendojnë dhe do të vendosin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button