Aliti: Përfshirja e sektorit joqeveritar dhe privat është kusht për suksesin e transformimit digjital

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Admirim Aliti vlerëson se, përfshirja e organizatave joqeveritare dhe sektorit privat është kusht për sukses të transformimit digjital, transmeton Portalb.mk.

Ai në një intervistë për „WeBER Talks” tha se, OJQ-të janë në pozitë më të mira për të komunikuar me qytetarët dhe për të krijuar të dhëna  të cilat do të shndërroheshin në politika publike.

“Kur jemi te digjitalizimi ne duhet që të komunikojmë edhe me sektorin privat, jo vetëm me OJQ-të dhe kur krijon një përgjigje prej palëve të ndryshme të përfshira në një moment kur ju implementoni diçka, zakonisht ky është një kusht për të pasur sukses.”, deklaroi Aliti.

Aliti më tej ka thënë se, hapja e negociatave me BE-në përshpejton transformimin digjital

“Digjitalizimin e shohim në kontekstin e reformës së administratës publike. Kur jemi te digjitalizimi ne jemi të fokusuar në dy segmente, njëri segment ka të bëjë me vet administratën, që përfshinë ministritë dhe institucionet duke përfshirë edhe qeverinë për nevojën e komunikimit midis tyre në mënyrë elektronike.  Deri para disa kohësh shumica e komunikimeve janë kryer duke përdorur letrat, përmes rrugës klasike dhe ne mendojmë se kjo formë e komunikimit është shumë më pak eficiente dhe transparente. Pasi që në shumicën e rasteve ka pasur pengesa në proces, pasi që letrat ose janë humbur diku dhe nuk kanë pasqyruar nevojat e kohës.  Tani institucionet përdorin sistemin e menaxhimit elektronik të dokumenteve  përmes protokollit të interoporabilitetit, duke skenuar dokumentet dhe komunikuar në mënyrë elektronike, por ende vazhdon procesi i komunikimit klasik”, tha ai.

Sfida e vitit do të ishte që të ripërditësohet DMS që do të zëvendësonte komunikimin klasik. Dhe segmenti i dytë ka të bëjë për komunikimin e institucioneve me qytetarët. Për këtë gjë kemi ndërtuar portalin për të cilën kujdeset ministria, uslugi.gov.mk”, deklaroi midis tjerash Aliti.

Ministri informoi se, është një ligj i ri për sektorin publik i cili i përfshinë të gjithë të punësuarit në sektorin publik, duke përfshirë edhe të punësuarit në nivelin lokal dhe qëndror dhe një ligji për administratën publike por vetëm në nivelin qëndror duke nënkuptuar ministritë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button