Disa të punësuar në Twitter kanë bërë një video deri sa numëronin momentet e fundit para se të shkarkohen nga puna

Një ekip i të punësurëvë në Twitter janë mbledhur në zyrë së bashku dhe kanë incizuar momentin para se të shkarkohen nga puna, transmeton Portalb.mk.

Në videon që ka publikuar “Independent”, të punësuarit janë mbledhur në zyrën në Boston dhe së bashku kanë numëruar sekondat para se të shkarkohen.

“Së shpejti të gjitë do të shkarkohemi nga Twitter-i, unë isha këtu nëntë vite dhe nëntë muaj”, tha Met Miler, njëri nga të punësuarit, derisa rrinin dhe numëronin minutat me kolegët.

Kriza e brendshme nnë Twitter filloi pasi pronari i ri, Elon Musk, u vendosi ultimatum të punësuarëve të nënshkruajnë se do të punojmë kohë më të gjatë më intensivisht ose të japin dorëheqje. Pas kësaj, qindra të punësuar në mënyrë vullnetare kanë lëshuar vendet e punës, ndërsa një numër i madh u shkarkuan.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button