Selmani në takim me Danielsonin: Qeveria të merr masa, gjendja mund të përkeqësohet

Kryetari i SHGM, Naser Selmani, sot takoi drejtorin e përgjithshëm të Drejtorisë për zgjerim të Komisionit evropian në Bruksel, Kristian Danielson, i cili ka ardhur në Maqedoni për t’u njohur me statusin e agjednës evropiane.
Në takim me Danielsonin, Selmani shfaqi shqetësimin për gjendjen me lirinë e shprehjes në Maqedoni. Ai paralajmëroi se nëse qeveria nuk ndërmerr masa urgjente për zgjidhjen e problemeve ekziston rreziku që gjendja të përshkallëzohet.

Selmani para drejtorit Danielson elaboroi shkaqet për gjendjen e keqe të lirisë click here së mediave. Sipas tij, burimi i të gjitha problemeve me lirinë e mediave në Maqedoni është mënyra në të cilën garniturat e deritashme qeverisese përdorin pushtetin duke shkelur parimet themelore të kushtetutës së Maqedonisë, e cila garanton lirinë e fjalës dhe qasjen e lirë të informacioneve.

Ai tha se mënyra më e mirë që Maqedonia të dalë prej gjendjes së tashme është që në një të ardhme të shpejtë t’i nisë bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Me këtë BE para qytetarëve të Maqedonisë do të dëshmojë se sinqerisht dëshiron që Maqedonia të bëhët anëatre e BE, ndërsa qeveria e Maqedonisë do të ketë mundësi që në vepër të demostrojë gatishëmrinë e saj për eurointegrimet. Vazhdimi i status kuos bart në vetë rreziqe për përshkallëzimin e gjendjes me lirinë e mediave, e cila do të reflektohet ndaj zhvillimit demokratik të Maqedonisë dhe apsiratave të saj euroatlantike, theksoi Selmani.

Lajme të ngjashme

Back to top button