Për keqpërdorimin e 4.6 milionë denarëve, Policia e paditi 44 vjeçarin

Policia e Maqedonisë së Veriut ka paraqitur padi ndaj 44 vjeçarit V.C. nga Koçani në lidhje me keqpërdorimin e mbi 75 mijë eurove, transmeton Portalb.mk.

“Për veten dhe persona tjerë, në dëm të Buxhetit të trupit në mënyrë të kundërligjshme ka fituar dobi materiale në vlerë të përgjithshme prej 4.656.876 denarë (75.722 euro)”, sqarojnë nga Policia në lidhje me periudhën nga viti 2021 deri më 15 mars të vitit 2022.

Ai akuzohet për “keqpërdorimin e pozitës zyrtare dhe autorizimit” dhe “vepër penale në vazhdimësi”, derisa ishte ushtrues detyre i kryetarit të trupit të themeluar nga Qeveria.

“Ai i ka tejkaluar kufijtë e autorizimeve të tija zyrtare, disa herë ka lidhur tri Marrëveshje për angazhimin e këshilltarit të jashtëm për qëllime speciale në trup me D.T., e cila ka qenë bashkëshorte e tij e pakurorëzuar, pa kompensim të paraparë për person të angazhuar”, deklarojnë nga Policia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button