Policia e Maqedonisë së Veriut e paditi 35 vjeçarin për kryerjen e pagesave me kartelën e humbur të një personi tjetër

Një 35 vjeçar shkupjan është paditur nga Policia e Maqedonisë së Veriut nën dyshimet se ka shfrytëzuar pa autorizim mjetet financiare të një personi, transmeton Portalb.mk.

“I denoncuari ka gjetur kartelë pagesore të humbur nga person nga Shkupi dhe në vend se të njëjtën ta kthejë, ai ka kryer pagesa të mallrave dhe shërbimeve ndaj subjekteve të ndryshme juridike dhe duke vepruar kështu ai në mënyrë kundërligjore ka fituar dobi materiale në vlerë prej 14.652 denarëve”, raportoi Policia.

Shkupjani 35 vjeçar A.J. akuzohet për veprën penale “dëmtim dhe ndërhyrje e paautorizuar në sistemin kompjuterik”, vepër e dënueshme në bazë të nenit 251 nga Kodi Penal.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button