Deri më 5 dhjetor studentët e Maqedonisë së Veriut do të mund të aplikojnë për bursa

Ministria e Arsimit dhe Shkencës deri më 5 dhjetor do të pranojë aplikime nga studentët e Maqedonisë së Veriut për të përfituar bursë studentore, vlera e të cilave arrin deri 18 mijë denarë, transmeton Portalb.mk.

“U publikua Konkursi për ndarjen e bursave të studentëve për vitin akademik 2022-2023. Janë paraparë të ndahen 3000 bursa ndërsa  këtë vit janë paraparë tre kategori të reja, të cilat janë rezultat i informatave  për mungesën e kuadrit  në fusha të caktuara”, raportojnë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Konkursi është shpallur në faqen zyrtare të MASH-it, ndërsa aplikimi do të jetë vetëm në formë elektronike KËTU.

“Gjithsej 1,470 bursa janë dedikuar për student të rregullt  nga kategoritë sociale. Për studentët e fushave shkencore të shkencave teknike-teknologjike, bioteknike,  shoqërore dhe humane, janë paraparë 770 bursa, ndërsa 85 bursa për student të regjistruar në programet studimore të informatikës”, sqarojnë nga Ministria.

Vazhdon shpërndarja e 30 bursave për studentët e kimisë, 20 për fizikës dhe 20 për studentët e matematikës.

“Të gjitha kategoritë e bursave ndahen për nëntë muaj gjatë vitit studimor  dhe në vlerë prej 6.050 denarë, me përjashtim të bursave për programet studimore – Kimi, Fizikë dhe Matematikë, si dhe bursat e reja për shkencat  e bujqësisë, veterinarisë  dhe pylltarisë, të cilat arrijnë në 18.000 denarë në muaj”, theksojnë nga Ministria.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button