Familja Adili mbetet pa kulm mbi kokë, inspektorët i rrëzojnë shtëpinë (VIDEO)

Inspektorët e urbanizmit të Komunës së Butelit, me asistencën e policisë rrënuan shtëpinë e familjes Adili në orët e para të mëngjesit. Kryefamiljari Ramadan Adili thotë se familja e tij mezi i kishte bërë paratë për të blerë truallin dhe të ndërtonte një shtëpi të vogël, pasi kishte jetuar për 20 vjet me qira me ndihmën e njerëzve humanë. Adili thotë se trualli është në pronësi të tyre, dhe se mungesa e disa dokumenteve nuk është për faj të tyre, por për shkak të komunës e cila i ka zvarritur procedurat për nxjerrjen e lejes për ndërtim.

Shikoni videon e huazuar nga TV Alsat

Lajme të ngjashme

Back to top button