EShR: Transaksione të dyshimta financiare nga Agjencia për Rini dhe Sport

Agjencia për Rini dhe Sport (ARS) të vendosë kritere të duhura për ndarjen e fondeve nga programet e saj për federatat kombëtare të sporteve (FKS) dhe sportistët, si dhe kontrolle të brendshme efektive për fondet e transferuara tek FKS-të, janë disa nga rekomandimet kryesore në raportin e auditimit që Enti Shtetëror për revizion (ESHR) e shpalli sot, transmeton Portalb.mk.

Raporti i ESHR-së është nga revizioni  i pasqyrave financiare së bashku me revizionin e përputhshmërisë së Agjencisë për Rini dhe Sport me llogarinë e buxhetit bazë për vitin 2021.

ESHR, sipas gjetjeve kryesore, ka shprehur një opinion jo të favorshëm për vërtetësinë dhe objektivitetin e pasqyrave financiare dhe përputhshmërinë e transaksioneve financiare me legjislacionin përkatës për vitin 2021.

Siç thuhet nga ESHR, auditimi ka konstatuar se ARS nuk ka vendosur kontrolle të brendshme adekuate që duhet të sigurojnë përdorimin e synuar dhe të ligjshëm të fondeve të transferuara tek federatat kombëtare sportive për realizimin e aktiviteteve të tyre.

Sipas ESHR-së,, në lidhje me ndarjen e fondeve për federatat kombëtare të sportit, ARS nuk ka ndërtuar kritere adekuate për të siguruar një sistem të mbështetjes financiare objektive, proporcionale dhe të drejtë për federatat në përputhje me aktivitetet prioritare afatshkurtra dhe afatgjata dhe kontratat e lidhura me to nuk përmbajnë dispozita të cilat do të specifikojnë qëllimin e fondeve të miratuara.

Dobësi të ngjashme u konstatuan në pjesën e fondeve të paguara për të mbështetur sportistët e rinj dhe të talentuar “Shpresa sportive” si dhe në shpërndarjen e fondeve pas vauçerëve të lëshuara për sport.

“Një pjesë e raporteve financiare për fondet e shpenzuara që janë transferuar në FKS nuk përmbajnë dokumentacion të plotë për të gjitha fondet e marra nga ARS, pjesë e dokumentacionit bazuar në valutën e tërhequr nga banka dhe udhëtimet e realizuara të sportistëve jashtë vendit janë të çrregullta ose mungojnë plotësisht, për çka nuk mund të lidhet me shpenzimet e bëra, një pjesë e FKS-ve ka paguar shumë të tepërt fondesh për pagesën e menaxherëve në federata, ndërsa është kryer edhe transferim fondesh nga llogaritë e dedikuara të FKS ndaj klubeve sportive pa ofruar dokumentacion adekuat për shpenzimet e realizuara”, thuhet në raport.

Dobësi dhe mangësi janë konstatuar në lidhje me regjistrimin e kryer të mjeteve dhe detyrimeve, si dhe është evidentuar bilanc në vlerë të konsiderueshme në pozicionin investues për të cilin, thekson ESHR, nuk kemi marrë shpjegime adekuate lidhur me objektivitetin.

Për sa i përket realizimit të investimeve kapitale për të cilat po punon ARS, revizorët kanë konstatuar vonesë të konsiderueshme në punimet e ndërtimit të gjashtë objekteve, ndërsa sipas ESHR-së ka edhe pasiguri për përfundimin e tyre në të ardhmen.

Në pjesën që thekson çështjet e pasigurisë dhe vazhdimësisë, ESHR i referohet disa proceseve gjyqësore në të cilat, siç thekson, ARS shfaqet si plalë e paditur dhe zgjidhja e të cilave mund të rëndojë më tej operacionet financiare të njësisë në të ardhmen. 

Për kushtet e krijuara, auditimi ka dhënë rekomandime që në periudhën e ardhshme të tejkalohen kushtet e krijuara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button