Asociacioni EFCSN u prezantua në Bruksel si përfaqësues për kontrolluesit e fakteve nga Evropa

Rrjeti Evropian për standarde të kontrollit të fakteve (European Fact-Checking Standards Network -EFCSN) prezantoi organin e saj drejtues dhe Kodin e standardeve profesionale të krijuar në një ceremoni publike në Bruksel më 16 nëntor. Në këtë aktivitet morën pjesë edhe përfaqësues të institucioneve të BE-së, platformave të mediave digjitale dhe shoqërisë civile, transmeton Portalb.mk.

Gjatë vitit të kaluar, EFCSN ka bashkuar më shumë se 50 organizata kontrolluese të fakteve nga e gjithë Evropa për të krijuar një Kod të standardeve profesionale, të cilit organizatat që dëshirojnë të bëhen anëtare të rrjetit duhet t’i përmbahen.

Fondacioni Metamorfozis nga Shkupi është një nga organizatat themeluese të EFCSN dhe ishte i përfshirë në zhvillimin e kodit dhe statutit të organizatës së re që nga fillimi. Ndryshe, Metamorfozis është i vetmi anëtar i EFSCN nga Maqedonia e Veriut.

Anëtarësimi në këtë rrjet do të jetë sinjal për publikun se cilat organizata evropiane të verifikimit të fakteve operojnë në mënyrë të pavarur, etike dhe me përkushtim për t’i shërbyer interesit publik.

Kryesuesja e Trupit drejtues të EFCSN-së, bashkëthemeluesja dhe drejtoresha ekzekutive e Maldita.es (Spanjë), Clara Jimenez Cruz, hapi ngjarjen duke theksuar qëllimet e EFCSN – të jetë përfaqësues i kontrolluesve të fakteve që respektojnë standardet e rrjetit, të cilat variojnë nga paanshmëria partiake deri te përzgjedhja cilësore e burimeve dhe transparenca financiare.

EFCSN është “organizatë jashtëzakonisht kërkuese në të njëjtën kohë, e cila i çon anëtarët e saj drejt përsosmërisë dhe standardeve shumë të larta, por në të njëjtën kohë tepër gjithëpërfshirëse për sa i përket përvojave të atyre organizatave që janë tashmë të pranishme në këtë plan”, tha ajo.

“Transparenca është mburoja jonë kundër mosbesimit, bashkëpunimi është arma jonë kundër dezinformatave,” shtoi ajo, duke aluduar në kërkesat strikte të transparencës të Kodit dhe kapacitetin e jashtëzakonshëm bashkëpunues të komunitetit të verifikimit të fakteve që është provuar ndër vite dhe zyrtarizuar nga krijimi i EFCSN-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button