Rekordi i veçantë, Kombëtarja e vetme pa lojtarë vendas në Kupën e Botës

Ndërkohë që vendasit e Katarit dhe Arabia Saudite janë dy Kombëtaret e vetme në Botërorin Katar 2022 që kanë në përbërje vetëm lojtarë nga kampionatet vendase, ekziston edhe një skuadër që nuk ka as një lojtar që luan aktualisht në kampionatin kombëtar, transmeton TCH.

Senegali zbarkon në Katar si kampioni në fuqi i Afrikës, ndërkohë që trajneri Aliou Cisse ka grumbulluar lojtarë të cilët luajnë të gjithë jashtë vendit. Krahasuar me Kupën e Afrikës, trajneri, i cili disa ditë më parë rinovoi kontratën, la në shtëpi lojtarin e vetëm që luan në Senegal: portierin 22-vjeçar të Casa Sports, Alioune Badara Faty.

Niveli i kampionatit vendas është i një niveli të dobët në shtetin e Afrikës Perëndimore, teksa talentet emigrojnë menjëherë sapo pikasen nga skautët e ndonjë klubi europian. “Luanët e Terangës” janë pjesë e grupit A në Kupën e Botës bashkë me Katarin, Holandën dhe Ekuadorin.

Në një rrëfim për New York Times, trajneri Cisse, i cili si futbollist veshi 33 fanellën e Kombëtares dhe që ka vendosur një rregull që në grumbullimet e Senegalit të gjithë lojtarët e ftuar të paraqiten në të njëjtën ditë në vendlindje, deklaroi:

“Kur djemtë e mi largohen nga Evropa për të luajtur me ne, atyre u duhet pak kohë për t’u përshtatur dhe për të ndryshuar mentalitetin. Është një atmosferë feste për ta, ndaj duhet t’u themi: ‘Hej, po, jeta është e ëmbël në Senegal, ka det dhe diell, por ju nuk jeni me pushime’.

Na duhet të punojmë fort për të gëzuar tifozët”, deklaroi 46-vjeçari, i cili ka humbur shërbimet e yllit, kapitenit dhe goleadorit Sadio Mane në Kupën e Botës, pasi lojtari i Bayern Munchen nuk ia doli të rikuperohet nga dëmtimi i pësuar në takimin e fundit ndaj Werder Bremen.

LISTA E LOJTARËVE TË SENEGALIT

Seny Dieng Queens Park Rangers
Alfred Gomis Rennes
Edouard Mendy Chelsea
Formose Mendy Amiens
Kalidou Koulibaly Chelsea
Papa Abou Cisse Olympiacos
Abdou Diallo RB Leipzig
Fode Ballo-Toure AC Milan
Ismail Jakobs AS Monaco
Youssouf Sabaly Real Betis
Papa Gueye Marseille
Pape Matar Sarr Tottenham Hotspur
Idrissa Gueye Everton
Nampalys Mendy Leicester City
Cheikhou Kouyate Nottingham Forest
Pathe Ciss Rayo Vallecano
Krepin Diatta Monaco
Moustapha Name Pafos
Loum Ndiaye Reading
Boulaye Dia Salernitana
Ismalia Sarr Watford
Bamba Dieng Marseille
Iliman Ndiaye Sheffield United
Nicolas Jackson Villarreal
Famara Diedhiou Alanyaspor

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button