Ndryshimi i Kushtetutës nuk do ta destabilizojë shtetin, porositi Pendarovski

Presidenti Stevo Pendarovski sonte deklaroi se ndryshimi i Kushtetutës me qëllim të futjes së bullgarëve në të, nuk është gjë e tmerrshme dhe se nuk do ta destabilizojë shtetin, por siç tha, sipas informatave të tij, nuk është arritur shumica e nevojshme në Kuvend që këto ndryshime të bëhen, njofton Portalb.

“Unë jam i pari për ndryshim të Kushtetutës për futjen e bullgarëve në Kushtetutë, për shkak se nuk mendoj se kjo është gjë e tmerrshme, dhe se do të destabilizojë Maqedoninë. Përveç maqedonasve, kemi edhe pjesë të tjera të popujve. Megjithatë, nëse nuk i kemi 80 deputetët e nevojshëm, si do t’i bëjmë”, tha Pendarovski emisionin “24 Analizë” në TV24.

Sipas Pendarovskit, nga informata qasëse në opinion, siç thotë, në këtë moment maksimum në të gjithë kombinimet 74 deputetë do të votonin, qoftë nëse janë të pushtetit ose të opozitës, për futje të bullgarëve në Kushtetutë.

2Mungojnë gjashtë deputetë. Nga kjo që ka mbetur nga këta 74 deri 120 nuk e di një të vetëm i cili thotë – ‘po mendohem ndoshta do të votojë’. Nuk kam dëgjuar. Do të thotë gjendja faktike është kjo. Se nëse po bisedohet, po. Se nëse Qeveria duhet të bisedojë me të gjithë deputetët, përgjigjeja është po”, thotë Pendarovski.

Sipas tij, Qeveria duhet të përpiqet të bisedojë që ta fitojë shumicën e domosdoshme.

“Unë deri në këtë moment, nuk jam pjesë e Qeverisë, nuk jam pjesë e Parlamentit, deri në këtë moment informatat e mia janë se nuk ka as afërsisht 80 deputetë sot. Se nëse duhet të ketë sipas meje, po. Qëllimi strategjik është që, nesër opozita e tanishme të jetë në pushtet, Pushteti i tanishëm do të jetë opozitë. Madje do të kërkoni nga opozita e nesërme dy të tretën, do tëkërkoni. Nëse qëllimi juaj me të vërtetë është BE-ja. Të mos humbim kohë, mrgjithatë dukshëm se kalkulimet se si do të kalojmë në zgjedhjet e ardhshme, dhe se çfarë na sjellë dhe se çfarë na humb është dominante”, vlerëson Pendarovski.

Parlamenti do të duhet të mbledhë shumicën e kërkuar prej dy të tretash për të miratuar ndryshimet kushtetuse të kërkuara nga Bullgaria. Nga ana tjetër, nëse hapen këto ndryshime kushtetuese, partitë shqiptare duan që edhe 20% në Kushtetutë të zëvendësohet me “shqiptarë”, duke e paralajmëruar edhe si kushtëzim për mbështetjen e ndryshimeve kushteutese.

Ndryshe, pas 17 vitesh Maqedonia e Veriut më 19 korrik të këtij viti filloi negociatat me BE-në me mbajtjen e konferencës ndërqeveritare.

Propozimi francez për zgjidhjen e ngërçit Bullgari-Maqedoni e Veriut dhe hapjen e negociatave eurointegruese, në vend mbërriti më 30 qershor.

Menjëherë pas miratimit të propozimit francez në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut, më 19 korrik u zhvillua konferenca e parë ndërqeveritare midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Negociatat nuk do të fillojnë derisa të bëhen ndryshimet kushtetuese nga pala e Maqedonisë, të cilat për votim në Kuvend kërkojnë dy të tretat e deputetëve, të cilat shumica nuk i ka, prandaj duhet mbështetje nga opozita maqedonase, e cila ka paralajmëruar se nuk do të votojmë për ndryshimin e Kushtetutës, madje duke e kundërshtuar atë me protesta.

Kujtojmë se para heqjes së vetos, hapja e negociatave me Bashkimin Evropian për Maqedoninë e Veriut bllokohej vazhdimisht nga BullgariaSofja zyrtare kërkonte që Shkupi t’i pranojë kërkesat bullgare se gjuha maqedonase është normë e asaj bullgare dhe se kombi maqedonas është krijuar nga Josip Broz TitoKy kontest bllokoi për dy vite procesin eurointegrues të vendit, me çka Bullgaria gjatë vitit 2021 i vendosi dy herë veto Maqedonisë së Veriut, njëherë në qershor, kurse më pas, më 14 dhjetor të vitit 2021, edhe një herë e bllokoi fillimin e negociatave RMV-BE.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button