Xhaferi: Abolutisht nuk taktizoj me iniciativën për referendum nga Apasievi

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi në emisionin “Vin-vin” në Televizionin Telma theksoi se po vepron sipas Rregullores dhe se kompetencat e tij lidhur me iniciativat për referendum të cilat i dorëzuan fillimisht VMRO-DPMNE, ndëras pastaj edhe E Majta, ndërsa të cilat janë të lidhura me propozimin francez për heqjen e vetos nga Bullgaria, njofton Portalb.

Pasi që Xhaferi njëherë iu përgjigj liderit Të së Majtës, Dimitar Apasiev se iniciativa duhet të korrigjohet, ai këtë e bëri dhe sërish e dorëzoi deri te Kuvendi.

“Absolutisht nuk taktizoj. Po veproj sipas asaj që e kam kompetencë. Juve mund t’ju duket taktizim”, tha Xhaferi.

Kryetari i Kuvendit refuzoi të jep përgjigje precize se nëse tashmë i përgjigjur dhe se nëse e ka refuzuar edhe këtë iniciativë si atë të VMRO-DPMNE-së duke përsëritur disa herë vetëm se po “vepron”.

Në supozimin se iniciativa tashmë është refuzuar, ai sërish refuzoi të përgjigjet. “Le të mbetet në suaza të spekulimit tuaj”, tha ai.

Lidhur me kërcënimet se nëse nuk pranohet iniciativa, opozita do të bllokojë Parlamentin, ai thotë se në qoftë se vjen deri te ajo, ai nuk do të jetë fajtor.

“Nuk jam unë epiqendra. Unë nuk përzihem në vendime politike dhe partiake, se cila parti çfarë vendimi do të sjellë. Nëse mendojnë se unë jam problemi, le të ngrisin procedurë përkatëse”, theksoi Xhaferi.

Përndryshe, deputeti dhe kryetari i “Të Majtës” Dimitar Apasiev në konferencë për shtyp në Kuvend më 11 nëntor kumtoi se në kërkesë të kryetarit të Parlamentit, Talat Xhaferi ka dorëzuar parashtresë me shkrim për harmonizim procedural të propozimin iniciativës fillimisht të paraqitur për shpalljen e referendumit shtesë të obligueshëm, lidhur me propozimin francez.

Ai me vërejtje se një muaj pas dorëzimit të iniciativës, gjegjësisht pas 35 ditëve, më saktë më 28 tetor, e ka marrë më në fund njoftimin nga kryetari i Kuvendit, edhe pse, siç thotë, në procedurë të rregullt kjo do të duhet të zgjasë pesë ditë, dhe se i është referuar dispozitave të papërshtatshme të rregullores.

Ndërsa, muajin e kaluar, kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi e hodhi poshtë iniciativën e VMRO-DPMNE-së për shpalljen e referendumit të detyrueshëm për shfuqizimin e Marrëveshjes me Bullgarinë me arsyetim se është në kundërshtim me nenin 118 dhe nenin 8 (paragrafi 1, alinea 11) të Kushtetutës, gjegjësisht se Marrëveshjet ndërkombëtare që janë ratifikuar në pajtim me Kushtetutën janë pjesë e rendit të brendshëm juridik dhe nuk mund të ndryshohen me ligj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button