U arrestua “bossi” shqiptar në Britani për trafik kokaine

Shqiptari Oltian Ademi është arrestuar nga policia në Britani pasi përdorte biznesin e tij për të shitur kokainë dhe kanabis, raporton ABC. Mediet lokale raportojnë se Ademi përdorte dy bizneset e tij në Princes Avenue për të shitur drogë.

Në Hull Croën Court u paraqitën prova se Ademi, i cili jetonte në këtë shtet prej 20 vitesh, fitonte shuma të mëdha parash nga trafiku i drogës.

Gjatë aksionit të karabinierëve, të riut iu sekuestruan 1 mijë paund, peshore, disa telefona, një makinë numërimi parash dhe zarfe vetëvulosëse.

Gjithashtu Ademit iu gjetën doza kokaine me peshë 133 gramë dhe me vlerë 5100 paund.

Mes këtyre provave, shqiptarit iu gjetën edhe mesazhe telefonike që vërtetonin aktivitetin e tij lidhur me trafikun e drogës, ku personat e përfshirë në prodhimin e kanabisit e quanin “bos”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button