Raketat ruse goditën impiantet energjetike të Ukrainës

Të enjten janë raportuar sulme ajrore në të gjithë Ukrainën, disa ditë pas një prej bombardimeve më intensive nga Rusia që nga nisja e konfliktit, raporton REL. Zyrtarët ukrainas thane se një fabrikë prodhimi gazi në lindje dhe një fabrikë raketash në Dnipro ishin ndër objektivat e fundit të bombardimeve ruse.

Reshjet e para të dëborës janë regjistruar në disa pjesë të Ukrainës, por shumë njerëz nuk mund të ngrohin shtëpitë e tyre pasi Rusia vazhdon të godasë rrjetin e tyre energjetik.

Moska ka kërkuar të justifikojë sulmet e saj të fundit duke akuzuar Kievin për “mosgatishmëri” për të negociuar.

Një nga qytetet më të mëdha të Ukrainës, Dnipro, ishte në mesin e qyteteve të shënjestruara mëngjesin e së enjtes. Kryeministri ukrainas Denys Shmyhal tha se fabrika Pivdenmash – e cila prodhon raketa – ishte sulmuar.

Një zyrtar tjetër ukrainas tha se 14 persona, përfshi një adoleshent, ishin dërguar në spital pasi qyteti u bombardua.

Ndërkohë po në rajonin e Dnipros, 70 predha ranë përreth qytetit të Nikopolit, duke dëmtuar infrastrukturën dhe duke lënë mijëra shtëpi pa energji dhe ujë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button