Shëtitjet e nxënësve do të organizohen sipas regulloreve të reja

Prej vitit të ardhshëm 2014/2015 ekskursionet e nxënësve do të kryhet sipas një Rregulloreje të re të unifikuar, e cila duhet të mundësojë transparencë më të madhe në procesin e përzgjedhjes së subjektit juridik, i cili do t’i organizojë dhe të shmanget subjektiviteti dhe jotransparenca.

“Për herë të parë precizohet se shpallja duhet të përmbajë vend, mënyrë dhe afat për dërgimin e ofertave, jo më tëshkurtër se pesl ditë, përshkrim të hollësishëm të shërbimit, kushte minimale, të cilat duhet t’i dorëzojnë edhe informacionet për vlerë të saktë të garancisë bankare për kryerje cilësore të marrëveshjes në vlerë prej 5 deri 15 për qind”, theksoi në konferencën e sotme për shtyp ministri i Arsimit dhe Shkencës, Spirto Ristovski.

Ai përmendi se me rëndësi të madhe është fakti se kushtet e cakuara minimale, të cilat duhet t’i plotësojë ofertusi që paraqitet në shpallje, nga tani do të jenë edhe kushte të vetme, respektivisht komisioni më nuk do të ketë të drejtë dhe mundësi t’i ndërrojë ose vërtetojë ose të vërtetojë kushte shtes.

Procedurën, sikur edhe deri më tani do ta aplikojë shkolla me publikim të shpalljes në dy gazeta ditore, por nga tani do të duhet ta theksojë edhe në vend publik në hyrje të ndërtesës së shkollës.

Shpalljen publike e harton Komisioni i formuar me vendim të Këshillit shkollor, ndërsa i përbërë nga pesë anëtarë, dy nga radhët e arsimtarëve dhe tre nga radhët e Këshillit të prindërve, por prindër nga gjenerata për të cilën do të organizohet ekskursioni.

Ndryshimet në rregullore, sqaroi Ristovski kanë qenë rezultat i asaj që deri në MASH në periudhën e ardhshme kanë arritur ankesa dhe vërejtje për procedurën jo plot transparente për procesin e përzgjedhjes së subjektit juridik, i cili do t’i orgajizojë ekskursionet.

Lajme të ngjashme

Back to top button