Shaqa i Liverpoolit për 20 milionë euro

Nga Zhegra te gjiganti anglez Liverpool. Xherdan Shaqiri është shumë pranë transferimit te skuadra e Liverpoolit. Ylli kosovar përflitet se pas Kupës së Botës “Brazil 2014” do ti bashkohet klubit legjendar anglez.

Gazetat zvicerane janë hapur sot me foton e Shaqirit në faqe kryesore dhe kjo për dy arsye: golin e shënuar mbrëmë në miqësore për Zvicrën, dhe afrimin te Liverpool. Futbollisti i Bayern Munchen pritet ti kushtojë L’poolit rreth 20 milionë euro. Shaqiri ka edhe 4 oferta të tjera në tavolinë, por ai preferon skuadrën nga “Anfield Road”, madje nuk përjashtohet që Shaqiri të firmosë që gjatë Botërorit, ashtu siç ka bërë lojtari i Southampton, Rickie Lambert.

Të kujtojmë që Shaqiri realizoi gol në ndeshjen miqësore që Zvicra e fitoi ndaj Perusë, 2:0. Ani pse u inkuadrua në lojë në pjesën e dytë duke e zëvendësuar kosovarin Granit Xhaka, Shaqiri u vlerësua me notë maksimale në këtë ndeshje.

Lajme të ngjashme

Back to top button