RMV, bursat për studentët e bujqësisë, veterinarisë dhe pylltarisë do të jenë 18.000 denarë

Bursat e reja që do të ndahen për studentët e regjistruar në programet studimore në fushën e shkencave bujqësore, veterinare dhe pyjore do të jenë 18.000 denarë në muaj dhe do të ndahen për nëntë muaj gjatë një viti akademik. Janë planifikuar gjithsej 30 bursa të tilla, njoftoi sot ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri, transmeton Portalb.mk.

“Ky është një rast i mirë që edhe një herë t’ju njoftoj se në konkursin e ri për ndarjen e bursave studentore, i cili pres të shpallet javën e ardhshme, parashikohen bursa edhe për studentët që janë të regjistruar në programet e studimit në fushën e bujqësisë, veterinarisë dhe pylltarisë. Do të jenë 30 në numër, në vlerë prej 18.000 denarë në muaj dhe do të ndahen për 9 muaj të vitit”, tha Shaqiri në një ngjarje të mbajtur sot në mëngjes në Fakultetin e Shkencave Bujqësore dhe Ushqimit në UKM në Shkup.

Qeveria ka marrë vendim për kategoritë e reja të bursave në seancën e mbajtur më 1 nëntor, pas propozimit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Me ndryshimet e propozuara, njoftoi atëherë Qeveria, futen bursa motivuese për studentët e regjistruar në studimet universitare nga cikli i parë i universiteteve dhe institucioneve të arsimit të lartë publik dhe privat, në programet e studimit në fushat e bujqësisë, veterinarisë dhe pylltarisë.

Ndër kategoritë e reja të bursave studentore që prezantohen janë bursat e destinuara për studentët e regjistruar në programet e studimit të përkthimit dhe interpretimit, si dhe për studentët në programet e studimit në histori arti, arkeologji, arte figurative dhe etnologji e antropologji.

Ndryshe, Kuvendet studentore universitare në UKM, Universitetin Shtul, FON, Kolegji amerikan, FOP, universitetet e Manastirit dhe Shtipit dhe Lëvizja “Rezistenca Studentore” pasdite nga ora 17:30, nga Qeveria në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, do të marshojnë së bashku për të kërkuar të drejtat e tyre.

Ata kërkojnë ndarje të mjeteve nga buxheti për kushte më të mira në konviktet studentore, përjashtimin e studentëve nga masat antikrizë, zbatimi i plotë i ligjit për vaktin e studentëve dhe rritja e shumës, barazimi i bursave, ngritja e cilësisë së arsimit dhe digjitalizimi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button