Rusia hyri në recesion

Ekonomia ruse hyri në recesion pasi prodhimi i brendshëm bruto (PBB) ra me katër për qind në tremujorin e tretë të vitit, tregojnë të dhënat nga Rosstat, agjencia kombëtare e statistikave të Rusisë.

Kjo rënie është në fakt përsëritje e plotë e rënies nga tremujori i kaluar, e cila gjithashtu arriti në katër për qind, në mes të sanksioneve kundër Rusisë nga Perëndimi për shkak të pushtimit rus të Ukrainës, raporton AFP.

Rënia e re e regjistruar prej katër për qind në tremujorin e tretë është më e vogël se 4.5 për qind e parashikuar. Lëvizja negative e PBB-së i detyrohet më së shumti rënies prej 22.6 për qind në tregtinë me shumicë dhe rënies prej 9.1 për qind në tregtinë me pakicë.

Në anën pozitive, megjithatë, një rritje prej 6.7 për qind është shënuar në ndërtim dhe 6.2 për qind në bujqësi.

Sanksionet ndaj eksporteve dhe importeve të Rusisë, ulja e numrit të punonjësve dhe problemi i mungesës së pjesëve të këmbimit kanë rënduar shumë ekonominë ruse. Më 8 nëntor, Banka Qendrore e Rusisë parashikoi një rënie të PBB-së prej 3.5 për qind në vitin 2022, raporton agjencia franceze e lajmeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button