BE-ja kërkoi përfshirjen e Kroacisë, Bullgarisë dhe Rumanisë në zonën e udhëtimit pa viza

Komisioni Evropian ka bërë thirrje që “pa asnjë vonesë të mëtejshme” Bullgaria, Rumania dhe Kroacia të integrohen në zonën Schengen, respektivisht në zonën pa viza të Evropë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Organi ekzekutiv i Bashkimit Evropian (BE) kërkoi nga Këshilli Evropian të marrë “vendimet e nevojshme”, duke theksuar se të tre vendet janë “të gatshme të marrin pjesë plotësisht në zonën Schengen”.

Zona e udhëtimit pa viza aktualisht përfshin 22 anëtarë të BE-së dhe katër vendet jashtë bllokut evropian.

Bullgaria dhe Rumania përfunduan procesin e vlerësimit të Schengenit në vitin 2011, por siç thuhet në njoftimin e Komisionit Evropian, “asnjë vendim i Këshillit Evropian për heqjen e kufijve të brendshëm nuk është marrë për më shumë se 11 vjet”.

Për Kroacinë, këshilli në dhjetor të vitit 2021 konfirmoi se ka përmbushur të gjitha kushtet pas një vlerësimi që zgjati nga viti 2016 deri në vitin 2020.

Më 8 dhjetor, thuhet në njoftim, Këshilli i Drejtësisë dhe Çështjeve të Brendshme do të votojë mbi pjesëmarrjen e plotë të Bullgarisë, Rumanisë dhe Kroacisë.

Për t’u bërë pjesë e zonës Schengen, kandidatët kanë nevojë për “miratim unanim nga gjitha vendet e tjera anëtare të zonës Schengen”, si dhe pëlqimin e Parlamentit Evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button