Sulmuesi i Premier League akuzohet për shkelje të rregullave të basteve

Sulmuesi i Brentfordit, Ivan Toney është akuzuar nga Federata e Futbollit të Anglisë (FA) për 232 shkelje të pretenduara të rregullave të basteve gjatë një periudhe katërvjeçare, raporton Koha.net.

Sulmuesi 26-vjeçar javën e kaluar tha se po ndihmonte federatën me hetimin e saj për shkeljen historike të rregullave të lojërave të fatit. Shkeljet e supozuara shtrihen nga viti 2017 deri në vitin 2021, pasi Toney ishte bashkuar me Brentford nga Peterborough.

FA tha që Toney ka kohë deri më 24 nëntor për t’iu përgjigjur akuzave. Toney ishte njëri prej pretendentëve të përfshihet në ekipin e Anglisë për Kupën e Botës, pasi ishte thirrur për ndeshjet e fundit të Ligës së Kombeve, por nuk u ftua nga Gareth Southgate kur u publikua lista përfundimtare javën e kaluar. FA ka rregulla strikte bastesh dhe nëse një lojtar shpallet fajtor, mund të vendosë “gjoba financiare, pezullime dhe në disa raste, ndalime të përjetshme”. Toney ka shënuar 11 gola këtë sezon, duke përfshirë të dy në fitoren 2:1 të Brentfordit në udhëtim te Manchester City të shtunën e shkuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button