Programi i BE-së i bashkoi në Tiranë 100 të rinj nga rajoni

Programi Rajonal për Demokracinë Lokale në Ballkanin Perëndimor 2 ka bërë bashkë në Tiranë rreth 100 të rinj nga Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia, raporton EN.

Programi “Perspektiva e të rinjve”, në kuadër të “Reload 2”, mbahet në Tiranë në datat 16-17 nëntor, me në fokus diskutimet për mjedisin, zhvillimin ekonomik, integrimin në BE dhe rolin e tyre në komunitet.

Ky aktivitet i cili një javë më parë është mbajtur edhe në Bosnje, synon të ndihmojë liderët rinorë, qeveritë qendrore dhe vendore, si dhe shoqërinë civile për të mundësuar një pjesëmarrje më të madhe të të rinjve në demokracinë vendore.

Të rinjtë nga i gjithë rajoni, diskutojnë mbi mundësitë për të hartuar strategji të përbashkëta, si dhe të diskutojnë drejtpërdrejtë me politikëbërësit.

Programi Rajonal për Demokracinë Lokale në Ballkanin Perëndimor 2 është i financuar nga BE me qëllim forcimin e demokracisë në Ballkanin Perëndimor si dhe procesin e integrimit në Union për këto vende.

Projekti synon fuqizimin e shoqërisë civile dhe rinisë, për të pasur më shumë rol në  vendim-marrje, në mënyrë që të imponojnë  në politikbërje për një mjedis ligjor dhe financiar në funksion të shoqërisë civile.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button