Osmani-Shuc diskutuan për prioritetet e Maqedonisë së Veriut gjatë kryesimit me OSBE-në

Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani e priti Drejtoren për Evropën Juglindore, Turqinë, OSBE-në dhe Këshillin e Evropës në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Suzan Shuc.

Përveç dorëzimit të marrëveshjeve për Procesin e Berlinit, Osmani dhe Shuc zhvilluan takim edhe mbi temën e OSBE-së, me qëllim të konsultimeve në lidhje me kryesimin e ardhshëm të Maqedonisë së Veriut me Organizatën, si dhe shkëmbimin e përvojave nga kryesimi gjerman në vitin 2016.

“Bashkëbiseduesit diskutuan për aktualitetin në rajonin e OSBE-së dhe më gjerë, për prioritetet e Maqedonisë së Veriut gjatë kryesimit, duke theksuar veçanërisht momentin kur vendi ynë e merr kryesimin me OSBE-së në një periudhë të agresionit të hapur ndaj një vendi pjesëmarrës. Në të njëjtën kohë, ata diskutuan pikëpamjet dhe perspektivat e vendeve anëtare të BE-së dhe partnerëve të tjerë strategjikë për çështje të ndryshme me rëndësi për Organizatën”, thuhet në kumtesën e MPJ-së.

Ministri Osmani e vlerësoi lidershipin e Gjermanisë në forumet multilaterale, duke përfshirë rolin e saj të spikatur në avancimin e proceseve të sigurisë dhe bashkëpunimit në rajonin e OSBE-së dhe më gjerë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button