RMV, një e punësuar në Spitalin “8 Shtatori” ia ka vjedhur kartelën bankare pacientes dhe ka bërë pazar

Sot, zyrtarët policorë të Njësisë për Punë të Brendshme Karposh në Stacionin Policor kanë kryer bisedë zyrtare me S.S. (53) nga një fshat i Shkupit, e punësuar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori” e cila me kartelën e pacientes ka bërë pazar në disa dyqane, njofton Portalb.mk.

“E dyshuara nga S.M., derisa ka qenë në mjekim në spital, ia ka marrë kartelën dhe ka tregtuar në disa objekte, pas së cilës ia ka kthyer. Gjatë bisedës zyrtare ajo e ka pranuar veprën. Pas dokumentimit të plotë të rastit asaj do t’i dorëzohet padi penale”, thonë nga MPB.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button