Lajm i paverifikuar lidhur me një deklaratë të presidentit Erdogan

Një prej mënyrave më efektive për shpërndarjen e lajmeve të paverifikuara dhe dezinformimin e opinionit publik është ribotimi i çështjeve e lajmeve që kanë ndodhur kohë më parë, duke i paraqituar ato si aktuale. Së fundmi, kjo ndodhi edhe me një lajm të paverifikuar lidhur me një deklaratë të presidentit Erdogan, shkruan SBunker.

“Erdogan Mesazh Shqipëtarëve!: Fort Mirë E Dini Se Europa Gjithmonë Ju Ka Shkelur!” është titulli i publikuar nga faqja në Facebook “Express Gazeta” më 29 tetor.

Në përmbajtje të lajmit flitet për vizitën e presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdogan në Shqipëri në maj të vitit 2015. Si përshkrim i këtij lajmi është një paragraf në gjuhën angleze ku thuhet se “Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan flet pas takimit të tij me homologun shqiptar Bujar Nishani gjatë një vizite në Tiranë, të mërkurën, 13 maj 2015. Erdogan po viziton Shqipërinë për të diskutuar rritjen e lidhjeve ekonomike me kombin e vogël ballkanik, duke kryesuar një delegacion rreth 100 biznesmenë”.

Image

Faqja në Facebook që ka publikuar lajmin me disa ndryshime në emërtim përpiqet të asociojë në dukje me portalin Gazeta Express, por që nuk kanë ndonjë lidhje me të. Kjo faqe ka mbi 67 mijë ndjekës.

Image

Ndërsa, në përmbajtje të lajmit thuhet se “Erdogan është pyetur nga nje gazetar rreth shqipërisë dhe greqisë Erdogan tha se Turqia do të jetë afër Shqiprisë dhe nuk do të lejoj një situat të re Shqiptarët kan humbur gjithnjë nga Evropa.Shqiptaët nuk mund ti besojn evropes më shumë se Turqisë dhe ne e kemi Obligim një gjë të till.Historia e shqiptarëve e turqëve është manipuluar se ne jemi vëllezër mes vete thotë Erdogan”.

Bazuar në këtë përshkrim, vërehet qartë se ky lajm është i vjetër, ka një titull sensacional, përmbajtje të manipuluar dhe të paverifikuar dhe qëllimi është të paraqitet si lajm aktual, dhe paraqitja e Evropës si partner jo i besueshëm në raport me shqiptarët dhe promovimi i Turqisë si mbështetja kryesore dhe e vetme për shqiptarët në Ballkan.

Po i njëjti lajm është publikuar disa herë edhe në të kaluarën.

Image

https://ms-my.facebook.com/1428123563878631/posts/5273289389362010/

Image

https://sw-ke.facebook.com/KosovaToday/posts/3001572546748121/

Image

https://goandwatch.com/erdogan-mesazh-shqipetareve-fort-mire-e-dini-se-europa-gjithmone-ju-ka-shkelur/

Repost, Partner Disklejmer, baner, disclaimer, disinfohub, partner, partneritet

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button