Përsëri raportime për bomba, u evakuuan shtatë shkolla në Shkup

Shtatë shkolla në Shkup janë kërcënuar me bombë, njoftoi MPB. Policia për MIA-në informoi se po merren masa për evakuim të sigurt dhe kontrolle antiterror, transmeton Portalb.mk.
“Në orën 09:30 në SPB Shkup është raportuar se në adresën elektronike të shtatë shkollave në Shkup është dërguar kërcënim për mjet shpërthyes. Menjëherë pas marrjes së denoncimeve, zyrtarët policor po marrin masa për evakuim të sigurt dhe janë duke vazhduar kontrollet antiterroriste dhe po merren masa për zbardhjen e rastit”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, dje në një intervistë për MIA-n, i pyetur nëse ka ndonjë simbolikë që kërcënimet me bombë ndodhin vetëm të mërkurën, të enjten dhe të premten, ai tha se nuk ndodhin vetëm në tri ditët e fundit të javës së punës, por që ato ndodhin kur mësimdhënia ndjek të njëjtin turn me të njëjtin kuadër mësimor.
Sipas ministrit, qëllimi i raportimeve për bombat e rreme që ndodhën javët e kaluara në disa shkolla të mesme të Shkupit është që të ndikohet në situatën politike në vend, në kapacitetin e institucioneve dhe të qytetarëve duke shkaktuar ankth dhe pasiguri.
Ai theksoi në intervistë se për çdo raportim të tillë ka protokolle, të cilat duhet të respektohen pavarësisht shkallës së probabilitetit për vendosjen e bombave, që sigurisht harxhon shumë forcë dhe energji, por thekson se policia është absolutisht e gatshme me gjithë potencialin dhe kapacitetin e tyre dhe për shkak se më shumë sektorë janë të përfshirë në të gjithë këtë proces
Përndryshe, nga 26 tetori në SPB Shkup disa herë është denoncuar se email-adresat e disa shkollave në Shkup është dërguar kërcënim për vendosje të bombës. Nga Ministria e Punëve të Brendshme informuan se të gjitha paraqitjet kanë qenë të rrejshme.
Së fundmi ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski njoftoi se mesazhet janë lëshuar nga jashtë shtetit.
- LEXO: Raportime të reja për bomba në shkollat e mesme të Shkupit
- LEXO: Dekani i Fakultetit të Sigurisë Dujovski: Raportimet për bomba në shkolla janë shembull klasik se si bëhet kërcënimi hibrid
- LEXO: Kovaçevski: Kërcënimet me bomba, luftë hibride për të nxitur frikë
- LEXO: Përsëri raportime për bomba në dy shkolla të Shkupit
- LEXO: Ishte mashtrim, kërcënimi për bomba në katër shkollat e Shkupit, vlerësoi Policia
- LEXO: Kërcënimet për bomba në shkollat e Shkupit nuk kanë të ndalur, u evakuuan përsëri nxënësit
- LEXO: Policia liroi të arrestuarin për kërcënimet me bombë dhe bastisi shtëpinë e tij
- LEXO: Policia sot ka arrestuar një person në lidhje me bombat në shkollat e Shkupit
- LEXO: Sërish kërcënim për bomba, u evakuuan gjashtë shkolla në Shkup
- LEXO: Spasovski për denoncimet e rrejshme për bomba: I dimë mejlet të cilët janë lëshuar nga jashtë shtetit
- LEXO: MASH: Shkollat duhet të mbeten mjedis i sigurtë për të rinjtë, ndërprerjet e mësimit nuk shkojnë në dobi të zhvillimit të tyre të rregullt
- LEXO: RMV, email i ri me paralajmërim se ka bombë në “Nikolla Karev”, nxënësit u evakuuan menjëherë
- LEXO: Edhe paraqitjet e sotme për bomba në nëntë shkollat e mesme të Shkupit janë të rrejshme
- LEXO: Spasovski për kërcënimet e rreme për bomba në shkolla: Kemi informacione fillestare se nga ku janë dërguar emailet
- LEXO: MPB: Kërcënimet për bombë në tetë shkollat e Shkupit janë të rrejshme