Pas dy dështimeve, raketa “Artemis 1” u nis drejt Hënës

Pas dy përpjekjeve të dështuara për shkak të problemeve teknike dhe kushteve të motit, NASA nisi sot misionin Artemis 1 në Hënë, transmeton Gazeta Dita.

Nisja e raketës SLS (Space Launch System), më e fuqishmja e ndërtuar ndonjëherë nga NASA , ishte planifikuar për në orën 01:04 (ora lokale – 08:04), megjithatë NASA njoftoi se do të ketë një vonesë.

Më në fund, rreth 40 minuta pas kohës së planifikuar, nisja ishte e suksesshme. Agjencia hapësinore amerikane njoftoi të premten se po vazhdon të shtyjë përpara nisjen e misionit Artemis 1 pa pilot në datën e planifikuar, pasi një inspektim i raketës SLS zbuloi vetëm dëme të vogla për shkak të uraganit Nicole, i cili goditi Floridan.

“Asgjë nuk e pengon” një nisje në atë datë, tha zyrtari i NASA-s Jim Free në një konferencë për shtyp.

Ngjarja historike nis një udhëtim që do të dërgojë një anije kozmike pa ekuipazh rreth Hënës, duke i hapur rrugën NASA-s për të kthyer astronautët në sipërfaqen hënore për herë të parë në gjysmë shekulli. Raketa e lartë është 98 metra e gjatë.

Misioni do të zgjasë rreth 25 ditë dhe kapsula do të kthehet në Tokë më 11 dhjetor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button