Presidenti i Polonisë: Raketa që goditi Poloninë ishte e mbrojtjes ajrore ukrainase

Presidenti i Polonisë Andrzej Duda ka thënë se raketa që ra në vendin e tij dhe vrau dy persona duket të jetë “aksident fatkeq”. Ka shumë të ngjarë që raketa, e prodhuar nga Rusia, të përdorej nga mbrojtja ajrore ukrainase, shtoi ai, raporton The Guardian.

Nuk kishte arsye për të besuar se incidenti me raketa ishte sulm i qëllimshëm, tha Duda, ose se raketa ishte lëshuar nga pala ruse.

Të njëjtën gjë e tha edhe presidenti Joe Biden gjatë një takimi urgjent me aleatët pikërisht për këtë rast.

Më herët, Biden tha publikisht se raketa nuk kishte gjasa të ishte lëshuar nga Rusia. Nëse konfirmohet, kjo ka të ngjarë të lehtësojë shqetësimin se incidenti i parë vdekjeprurës në një vend të NATO-s që nga fillimi i luftës në Ukrainë mund të çojë në përshkallëzim.

Ambasadorët e NATO-s do të zhvillojnë sot takim urgjent për të diskutuar shpërthimin e së martës në Poloninë lindore pranë kufirit ukrainas, i cili ndodhi ndërsa Rusia po gjuante një sërë raketash në qytete në të gjithë Ukrainën.

Kievi thotë se ka rrëzuar shumicën e raketave ruse në hyrje me raketat e veta të mbrojtjes ajrore. Rajoni Volyn i Ukrainës, pikërisht përtej kufirit me Poloninë, ishte një nga shumë vende që Ukraina thotë se ishte në shënjestër të sulmeve të Rusisë.

Ministria ruse e mbrojtjes tha se asnjë nga raketat e saj nuk goditi më afër se 35 km (20 milje) nga kufiri polak dhe se fotot e rrënojave tregojnë elemente të një rakete ukrainase të mbrojtjes ajrore S-300.

I pyetur nëse ishte shumë herët për të thënë nëse raketa u hodh nga Rusia, Biden tha: “Ka informacion paraprak që e kundërshton këtë. Nuk dua ta them këtë derisa ta hetojmë plotësisht, por nuk ka gjasa në linjat e trajektoren që është gjuajtur nga Rusia, por do të shohim”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button