Radiot nacionale në Maqedoninë e Veriut nuk do të paguajnë për shpërndarjen e sinjalit

Në seancën e 102-të të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut u vendos që radiostacionet kombëtare të lirohen nga detyrimi për të paguar tarifën e shpërndarjes së sinjalit për vitin 2022, transmeton Portalb.mk.

“Qeveria vendosi për sigurimin e mjeteve financiare për Ndërmarrjen Publike Radiodifuzioni Nacional për vitin 2022”, raportojnë nga Qeveria.

Qeveria sqaroi që përmes këtij vendimi, radio stacionet nacionale do të lirohen nga detyrimet te Agjencia për Komunikime Elektronike për shpërndarjen e sinjalit për vitin 2022. Për këtë mbështetje financiare të radiove, Qeveria do të shpenzojë 7.5 milionë denarë nga pjesa e masave anti-krizë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button