Shtrihet në rrugë për vetëvrasje, ja kanë bllokuar pensionin

72 vjeçari Jordan Nasteski nga fshati i Prilepit Galiçani, në shenjë proteste është shtrirë në mes të rrugës në Prilep afër Komunës së Prilepit.

Nasteski me lot në sy rrëfen për motivin që e ka shtyrë të ndërmarrë këto hapa.

“Këta të poshtrit nga Drejtoria për të hyra publike ma kanë bllokuar pensionin. Un nuk kam borxhe. Tatim për duhan, para disa viteve, është bllokuar për 5 mijë denarë. Jam pensionist nga Galiçani. Ky është një shtet i mallkuar. Jo vetëm grekët e shqiptarët, të gjithë do të luajnë me ne. Un këtë nuk e kam përjetuar deri tani. Ata ma bllokuan pensionin. Ju nuk e dini se çfarë torture ju bëjnë të varfërve. Ndërsa kur është koha për votime, të lusin”, deklaro Nasteski.

Nasteski i cili ka qenë i punësuar në Zhito Prilep është ankuar për kushtet me të cilat ekziston familja e tij dhe kërkon ndihmë, sepse familja e tij deri më tani ka mbijetuar me këtë pension që tani i është ndalur.

Jordan Nasteski
Jordan Nasteski
Jordan Nasteski
Jordan Nasteski
Jordan Nasteski
Jordan Nasteski

Lajme të ngjashme

Back to top button