Biber shpalli rezultatet e konkursit të pestë rajonal për tregim të shkurtër

Juria e Konkursit të Pestë Rajonal të Tregimit të Shkurtër Biber, mori vendimin për çmimet dhe zgjodhi 25 tregime që do të botohen në përmbledhjen shumëgjuhëshe. Çmimin e parë e mori “Doba linjanja” i autores Ana Kutlesha, çmimi i dytë “Fertik” i autores Lidija Dedush dhe çmimi i tretë “Zemlja sreće” i autorit Ante Storiq dhe “Reči” i autorit Milosh Perishiq, transmeton Portalb.mk.

Autorët/et e tri tregimeve do të shpërblehen me këto çmime:
1. çmimi i parë 800 euro
2. çmimi i dytë 600 euro
3. çmimi i tretë 400 euro

Juria lavdëroi në veçanti tregimin “Vaške” të autorit Dushan Radakoviq.

Përveç këtyre tregimeve, në përmbledhjen shumëgjuhëshe do të botohen edhe tregimet e autoreve dhe autorëve në vijim: Senad Jusiq, Ernad Osmiq, Slagjane Nina Perkoviq, Anica Marceliq, Aida Sheçiq Nezireviq, Tena Lonçareviq, Andrea Hribar Livada, Naida Mujkiq, Albina Idrizi, Vesna Todorovska, Sërgjan Miljeviq, Ana Jugo, Lana Bunjevac, Dubravka Tintor, Ena Katarina Haler, Goran Jankoviq, Vasilije Peroviq, Drazhana Markoviq Kreziq, Amina Kaja dhe Sanja Muçkajeva Vidanovska.

“Përzgjedhja e sivjetme e tregimeve tematikisht sillet nga ballafaqimi i hapur me të kaluarën e dhimbshme (shpesh të paraqitur nga perspektiva e fëmijëve dhe të rinjve, gjë që pritet duke pasur parasysh gjeneratën e autoreve dhe autorëve), e deri te disa sfida të reja që sjell bashkëkohorja. Mbresë pozitive na ka lënë guximi i shprehur në një numër të madh tregimesh – në përpjekje për “të ecur në këpucë të huaja”, të shkruara nga perspektiva e “anës tjetër” – qoftë nga perspektiva e gjinisë, botëkuptimit, përkatësisë etnike apo gjeneratës së tjetrit”, thuhet në vlerësimin e jurisë përbëra nga Lejla Kalamujiq, Kalina Maleska, Olja Saviçeviq Ivançeviq.

Biberi është konkurs për tregim të shkurtër, të angazhuar në gjuhën shqipe, maqedone, boshnjake, kroate, serbe dhe malazeze. Konkursi i pestë qëndroi i hapur nga 10.12.2021. deri më 1.6.2022. Në konkurs u paraqitën gjithsej 473 punime (387 në gjuhën BHSC, 69 në maqedonisht dhe 17 në shqip). Tema e konkursit është pajtimi në kontekstin e trashëgimisë së luftërave dhe dhunës në vendet e ish-Jugosllavisë, ndërsa paraysh merren edhe tregimet që mund të kontribojnë për mirëkuptim më të madh mes njerëzve, që zbusin urrejtjen dhe thyejnë paragjykimet, tregime kundër luftës, tregime rreth ballafaqimit me të kaluarën, thyerje të imazheve për armikun, tregime të dhembshurisë për të tjerët, tregime të guximshme që guxojnë të ecin me këpucë “të armikut”, tregime që lëvizin kufijtë dhe hapin rrugën për të ndërtuar një të ardhme më të qartë, më të sigurtë dhe më të lirë për të gjithë. Konkursin e organizon ekipi Biber nga Qendra për Veprim të Padhunshëm Sarajevë-Beograd.

Përmbledhja shumëgjuhëshe pritet të botohet deri në mars të vitit 2023 (pasi të jenë gati të gjitha përkthimet e tregimeve).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button