RMV, mot i ndryshueshëm me vranësira dhe temperatura deri në 17 gradë

Moti sot në vend do të jetë pjesërisht i vranët, paradite me mjegull ose vranësira të ulëta nëpër lugina, ndërsa pasdite në pjesët perëndimore do të ketë reshje të kohëpaskohshme lokale shiu, njoftoi Drejtoria për Punë Hidro-Meteorologjike (DPHM). Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor, transmeton Portalb.mk.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus tre deri në gjashtë gradë Celsius, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 13 deri në 17 gradë.

Mot i ndryshueshëm i vranët pritet edhe në Shkup, paradite me mjegull ose vranësira të ulëta. Temperatura minimale në kryeqytet do të zbresë deri në tre gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 14 gradë Celsius.

Nga pasditja e nesërme do të mbajë mot pjesërisht i vranët me reshje të kohëpaskohshme shiu me intensitet të ndryshueshëm. Në disa pjesë do të ketë mjegull dhe vranësira të ulëta. Temperaturat e mëngjesit nga e mërkura kudo do të jenë mbi zero, ndërsa temperaturat e ditës do të mbeten të pandryshuara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button